Sanches, 18 apo 22-23 vjeç?

Renato Sanches, ylli i ri i Portugalisë dyshohet se nuk është vërtetë 18-vjeç.
Pas shkëlqimit në skenën e madhe në moshën vetëm 18-vjeç, disa prej rivalëve të Benficas kanë filluar të dyshojnë tek vërtetësia e moshës së Renato Sanchesit.

Presidenti i Sporting Lisbonës, Bruno de Carvalho i bëri thirrje spitalit në Amadora që të sqarojë moshën e Sanchesit duke paraqitur dokumentacionin përkatës.

Në fakt, kur e përditshmja “Jornal de Noticias” bëri një hetim për ta dëshmuar datën e lindjes së futbollistit, ajo ekzistuesja 18 gusht, 1997, doli se lindja e tij nuk ishte regjistruar deri më 2002, plot pesë vjet më vonë, përcjell “Lajmi.net”.

Por, regjistrimi i tij i vonuar thuhet se erdhi për shkak të ndarjes së prindërve të tij, babai i tij migroi në Francë vetëm pesë muaj pas lindjes së tij, dhe kaluan plot pesë vjet derisa ai u kthye në Portugali për ta kompletuar regjistrimin.

Renato Sanches

Renato Sanches

Temat
BotëSport

Të afërta