Rita Ora sjellë Lewis Hamiltonin në Ulqin (Foto)

Kampioni i Formula 1, Lewis Hamilton, ka shkuar të kalojë disa ditë pushime me Ritën në Ulqin, pas fitores në fundjavë.
Menjëherë pas fitores në garën e radhës të kampionatit të Formula 1, piloti i Mercedes, Lewis Hamilton ka shkuar me aeroplan privat në Malin e Zi.

Atje në fillim të vikendit kanë shkuar edhe Rita Ora me motrën e saj Elenën dhe me shoqërinë e tyre, ndërsa kampioni nuk është vonuar t’i bashkohet, shkruan lajmi.net.

Mediat malazeze kanë treguar se Hamilton po qëndron atje, por nuk është përmendur se ai i është bashkuar Ritës.

Megjithatë, kjo vërehet nga postimet në rrjetet sociale, pasi Elena ka publikuar disa fotografi nga “Ada Bojana” ndërsa edhe Hamilton ka postuar në Snapchat-in e tij foto dhe video nga i njëjti vend.

Kjo nuk është hera e parë dhe Rita dhe piloti britanik kanë shkuar bashkë në pushime,por së fundmi duket se po shoqërohen mjaft shpesh.

avion_1467723685-2267285

13621867_1203972466319769_1436512691_o-1024x576

13579959_1203972462986436_1506313267_o-1024x576

Temat
Showbiz

Të afërta