Pse Gruevski nuk largohet tërësisht nga pushteti?

Gazetat gjermane i kushtojnë sot një vëmendje të posaçme ish-kryeministrit të Maqedonisë, Nikolla Gruevski. Ato shtrojnë pyetjen pse ai megjithatë e ka mbështetjen e BE?
Gazeta Die Welt shkruan gjërë e gjatë për ish-kryeministrin e Maqedonisë Nikolla Gruevski, për të cilin thotë se ka krijuar një imazh tejet të keq. “Por ai po i mban refugjatët larg nga Evropa”.

Gruevski ishte deri para ca kohe kryeministër, por është larguar për shkak të kritikave shumë të rënda për korrupsion.

“Megjithatë ka ruajtur pushtetin dhe askush nuk dyshon se Gruevski edhe më tej mban timonin në Maqedoni…Gruevski nuk është i preferuar tek shumica e popullit. Opozita e kritikon për manipulimin e zgjedhjeve, punë ilegale dhe rryshfet e korrupsion. Ndërkohë që qeveria ka marrë edhe pengje politike dhe ka futur disa gazetarë kritikë në burg, për t’ua mbyllur gojën atyre që shkruajnë për vrasjen e një të riu nga forcat e sigurisë së ish-kryeministrit. Të gjitha këto kanë shkaktuar protesta të mijëra maqedonasve. Kundërpërgjigja e qeverisë maqedonase ishte vrasja në maj e 18 separatistëve të dyshuar shqiptarë në Kumanovë. Opozita i ka shtuar kritikat edhe me këtë pikë, duket nënvizuar se Gruevski po përpiqet të shkaktojë konflikte ndëretnike, për të ruajtur pushtetin”, konstaton gazeta.

Temat
LajmeRajon

Të afërta