Policia në Romë arreston një të pastrehë për vrasjen e studentit amerikan

Një italian i pastrehë është arrestuar sot nën dyshimin se ka vrarë studentin amerikan 19 vjeçar, Beau Solomon, njofton policia italiane.
Reuters shkruan se Massimo Galioto, 40 vjeçar, u arrestua gjatë natës dhe u sjell për marrje në pyetje sot gjatë ditës nga një gjyqtar nën dyshimin për vrasje të rëndë pa paramendim, një zëvendës i policisë italiane ka thënë, pa dhënë ndonjë detaj tjetër, përcjell Gazeta Express.

Trupi i Solomonit u gjet të hënën i koklavitur në bimësi në lumin Tiber, vetëm tri ditë nga zhdukja.

Temat
BotëLajme

Të afërta