Plagos një person në Grykën e Deçanit, arrestohet i dyshuari

Të hënën, në Grykën e Deçanit është arrestuar një person pasi që ka qëlluar me pistoletë një burrë përderisa ishte duke udhëtuar me veturë.

Policia e Kosovës njofton se ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:40 dhe se viktima e plagosur është dërguar për trajtim në spitalin e Pejës dhe është jashtë rrezikut për jetë.

Tek i dyshuari është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me katër fishekë të kalibrit 6.35mm dhe me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.

Arrestim-Ilustrim-640x358

Temat
LajmeVend

Të afërta