Mimoza Kusari-Lila: Sot më shumë se kurrë kemi nevojë për paqe

Kryetarja e komunës së Gjakovës Mimoza Kusari -Lila, e shoqëruar edhe nga bashkëpunëtorët e saj, sot ka qëndruar për vizitë në ambientet e Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjakovë, për të uruar udhëheqësit e këtij komuniteti për festën e madhe të Fiter Bajramit.

Kryetarja Mimoza Kusari – Lila është pritur nga kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame të Gjakovës, Ahmet Efendi Hoxha, të cilit ia ka transmetuar urimin e saj dhe të komunës së Gjakovës për të gjithë besimtarët islam të komunës sonë dhe më gjerë.

“Të gjithë besimtarëve mysliman, në veçanti atyre që e kanë agjëruar Ramazanin, ju uroj festën e Fiter Bajramit, duke uruar dhe dëshiruar që lutjet, sakrifica dhe besimi i tyre të jetë dëgjuar dhe të jetë pranuar. Muaji i Ramazanit si muaj i shenjtë që e pason edhe festa e Bajramit, simbolizojnë sakrificën dhe besimin, tolerancën ndaj njëri – tjetrit, mirësinë dhe shpërndarjen e mirësisë ndër njerëz.

Sot më shumë se kurrë kemi nevojë për paqe, për pranim dhe për afrim të diferencave mes njerëzve dhe uroj që kjo festë të gjitha familjet tona t’i gjejë me gëzim, me tryezën plot dhe gjithashtu prej kësaj feste të dalim më të fortë, e me një besim të rritur dhe të synojmë për arritje dhe zhvillim më të madh”, ka thënë në fjalën e saj kryetarja Mimoza Kusari – Lila.

Sipas një komunikate të Komunës së Gjakovës, kryetarja Kusari – Lila dhe prijësit e bashkësisë islame në Gjakovë kanë biseduar edhe për situatën e sigurisë në botë, ndërsa bashkërisht kanë apeluar për ndërprerjen e plotë të sulmeve terroriste nëpër vende të ndryshme të botës.

Temat
LajmeVend

Të afërta