Me çfarë të drejte Edi Rama flet dhe bën plane me Vuçiqin në emër të Kosovës?!

Nuk është hera e parë që Edi Rama lejon që Aleksandar Vuçiq të flas për Kosovën dhe të bëjë plane për Kosovën. Edhe në takimet e mëhershme të dy kryeministrave janë bërë plane për Kosovën pa u pyetur fare lidershipi kosovar.
Në samitin e Parisit, kryeministri shqiptar, Edi Rama pati një takim vetëm me kreun e qeverisë serbe, Aleksandër Vuçiq.

Takimi u mbajt i fshehtë për mediat nga qeveria shqiptare, por u publikua në faqen e internetit të qeverisë serbe, e shoqëruar edhe me foton përkatëse.

Pavarësisht se ishte një takim mes kryeministrit të Shqipërisë dhe atij të Serbisë, Vuçiq ka marrë përsipër të flasë me Ramën për disa nisma në Kosovë. Kryeministri serb i ka shprehur Ramës rëndësinë e ndërtimit të autostradës Nish-Prishtinë, po ashtu edhe nismën për një linjë ajrore direkte Beograd – Prishtinë.

Ky takim i Ramës me Vuçiqin u mbajt vetëm pak metra larg kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa i cili ishte pjesëmarrës po ashtu në Samitin e Parisit, shkruan lajmi.net.

Nuk është hera e parë që Edi Rama lejon që Aleksandar Vuçiq të flas për Kosovën dhe të bëjë plane për Kosovën. Edhe në takimet e mëhershme të dy kryeministrave janë bërë plane për Kosovën pa u pyetur fare lidershipi kosovar.

Dihet se qëllimi i kahmotshëm i Serbisë është që për Kosovën të flitet me Shqipërinë, duke e anashkaluar krejtësisht Prishtinën zyrtare. Dhe kjo duket se i pelqën Edi Ramës, i cili po e sheh veten edhe si nifar kryeministrit të Kosovës dhe që mund të flas edhe në emër të Kosovës.

Mosnjohja e Serbisë të shtetit të Kosovës dhe ekzistimit të saj i jep krah liderëve serbë derisa ata flasin me Edi Ramën dhe liderët tjerë të Shqipërisë. Edi Rama dhe të tjerët duhet ta dinë se nuk mund të flasin me Serbinë në emër të Kosovës dhe as të bëjnë plane në emër të saj.

Kosova është shtet dhe ka të zgjedhurit e saj!

Temat
LajmeVend

Të afërta