Lufta e la invalide, paslufta pa shtëpi e në kushte të mjerueshme (Foto)

Familja gjashtë anëtarëshe e Xhevahire Goxhufit, invalide nga lufta e fundit në Kosovës, ditën e Fitër Bajramit nuk e ka festë.

Zonja Goxhufi, e cila është e plagosur në luftë, së bashku me bashkëshortin e saj Naserin dhe katër fëmijët e tyre shqetësimin më të madh e ka sigurimin e ushqimit për fëmijët dhe ilaçeve për vajzën 6 vjeçare e cila vuan nga epilepsia.

Për më keq, familja Goxhufi jeton në një shtëpi të huaj, për të cilën nuk e dinë as ata vetë se pronë e kujt është.

Ajo thotë se edhe burrin e ka të papunë dhe merret me grumbullimin e hekurave apo gjësendeve të ndryshme, të cilat i shet sa për të siguruar ushqim për fëmijët.

Goxhufi e cila vuan edhe nga plagët që i ka nga lufta, thotë se e ka harruar vetën tash e katër vjet duke vrapuar pas vajzës së sëmurë.

Ajo nuk ka lënë vend pa kërkuar ndihmë. Vendbanimi për të dhe familjen e saj është çështje që e mundon çdo mëngjes e mbrëmje. Thotë se kërkesa ka bërë gjithkund, edhe në Komunë, por askush asgjë pozitive nuk i ka kthyer.

Andaj, ajo ka një kërkesë nga të gjithë ata që kanë mundësi financiare, ta ndihmojnë këtë familje skamnore që ta ndërtoj një shtëpi për t’i strehuar fëmijët.

Familja Goxhufi edhe Fitër Bajramin do ta pres në këtë shtëpi, e cila nuk ka as kulm dhe pikon në çdo cep, derisa dikush nga bamirësit t’iu ndihmoj.

image

image

image

image

image

Temat
LajmeVend

Të afërta