Kryetarët e Komunave dhe deputetë të AAK-së marrin pjesë në darkën e Veselit (Foto)

Ftesës së Veselit i janë përgjigjur që të tre kryetarët e Komunave që udhëhiqen nga AAK-ja. Aty është parë kryetari i Deçanit, Rasim Selmanaj, ai i Obiliqit, Xhafer Gashi dhe Agron Kuçi i Junikut.
Në darkën e shtruar sonte për nder të Fitër Bajramit nga kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli kanë qenë të ftuar personalitete nga të gjitha sferat e jetës në vend.

Darka e shtruar në oborrin e Kuvendit është organizuar për herë të parë në këtë format, transmeton lajmi.net.

Të ftuar në këtë darkë, përveç deputetëve, kanë qenë të ftuar edhe kryetarët e komunave.

Ftesës së Veselit i janë përgjigjur që të tre kryetarët e Komunave që udhëhiqen nga AAK-ja. Aty është parë kryetari i Deçanit, Rasim Selmanaj, ai i Obiliqit, Xhafer Gashi dhe Agron Kuçi i Junikut.

selnajaj-650x358

darkaa-1024x608

Për koincidencë ata janë ulur pran Idriz Vehapit, kryetarit të Rahovecit që vije nga radhët e PDK-së.

Temat
LajmeVend

Të afërta