Hollande: Ballkani pjesë e projektit të Evropës për paqe

Presidenti francez, François Hollande, duke theksuar se vendimi për daljen nga Bashkimi Evropian i Britanisë së Madhe nuk do të ndikonte në politikat në lidhje me Ballkanin, tha se largimi i Londrës nuk do të ndryshonte angazhimet e unionit për Ballkanin.
”Ballkani është pjesë e projektit të Evropës për paqe”, deklaroi ai.

Në samitin e mbajtur në Elysee morën pjesë kancelarja gjermane, Angela Merkel, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kryeministri i Maqedonisë, Emil Dimitriev, kancelari austriak, Christian Kern, kryetari i Këshillit të Ministrave të Bosnje-Hercegovinës, Denis Zvizdiç, kryeministri kroat, Tihomir Oreshkoviç, kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, kryeministri serb Aleksandar VuçiQ, kryeministri i Malit të Zi Milan Gjukanoviç dhe kryeministri slloven, Miro Cerar.

Në takim gjithashtu morën pjesë edhe përfaqësuesja e lartë për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë në BE, Federica Mogherini, komisioneri përgjegjës për Negociatat e Zgjerimit dhe të Politikave të Fqinjësisë të BE-së, Johannes Hahn dhe ministri i Jashtëm italian, Paolo Gentiloni.

Në samit u nënshkrua, me një ceremoni, teksti i marrëveshjes së arritur për formimin e një zyre rinore të përbashkët mes vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Temat
BotëLajme

Të afërta