Haradinaj: Uroj që Bajrami i ardhshëm të na gjejë të bashkuar

Myftiu i Kosovës me bashkëpunëtorët ka filluar të presë në selinë e Bashkësisë Islame në Prishtinë delegacione e individë, që sipas një tradite, tashmë të vendosur, shkojnë për të uruar Bajramin e Madh.
Në këto momente të Myftiu ka shkuar Lideri i AAK-së, Ramush Hadradinaj. Ai ka uruar të gjithë shqiptarët festën e Fiter Bajramit, duke dëshiruar që në festat e ardhshme t’i gjejnë shqiptarët e bashkuar.

“Është traditë të urohet Bajrami, i gëzohemi që kjo festë ka kaluar në klimë të mirë dhe uroj që festat e ardhshme na gjejnë të bashkuar si shqiptarë”, ka thënë Haradinaj. /ZERI/

Temat
LajmeVend

Të afërta