Gratë që bëjnë këtë veprim para marrdhënieve seksual, kanë më shumë gjasë për të lindur djalë

Gratë të cilat marrin aspirinë para seksit, kanë më shumë gjasë për të lindur një fëmijë djalë, sugjerojnë hulumtuesit së SHBA.
Në fakt, aspirina ka rritur gjasat për të pasur një fëmijë djalë tek një e treta e grave, sipas një gazete për hulumtime klinike, transmeton lajmi.net

Hulumtimet e mëparshme kanë treguar se dështimet e vazhdueshme mund të jenë si shkak i ndonjë inflamacioni në mitër.

Teoria është se sistemi imunitar embrionin e sheh si trup të huaj dhe e sulmon atë. Andaj ky inflamacion e ulë mundësinë e gruas të ketë djalë, për shkak se meshkujt dyshohet se janë më të prekshëm.

Faktorët e jashtëm si pirja e duhanit, stresi, apo ndotja, kanë ndikuar gjithashtu në uljen e mundësisë për të pasur një fëmijë djalë.

Aspirina është anti-inflamator që përdoret për trajtimin e dhimbjeve, etheve dhe infeksioneve e disa gjykime kanë pohuar se rrit normën e shtatëzënisë.

Studimi i fundit ka përfshirë 1,228 gra të cilat kishin dështime në shtatzëni të cilat kanë përdorur dozë të ulët të aspirinës e cila ka ndikuar pozitivisht dhe 31 për qind e tyre kishin lindur djem në krahasim me 23 për qind të tyre që kishin lindur vajza.

“Aspirina para ngjizjes duket se siguron që refuzimi i embrionit mashkull në mitër të reduktohet”, thotë profesori Simon Fishel.

“E rëndësishme për t’u theksuar është se kjo funksionon vetëm tek gratë të cilat kanë pasur aborte spontane dhe prova se kanë qenë të prekura nga inflamacionet në mitër. Në anën tjetër tek gratë me shëndet normal që nuk kanë pasur aborte spontane, nuk do të ketë ndikim”, kanë treguar studiuesit.

Temat
FunShëndet

Të afërta