Gjykata belge dënon me 16 vjet burg disa xhihadistë islamikë

Një gjykatës belg sot e ka dhënë dënimin me deri në 16 vjet burg për anëtarët e një qelize të Shtetit Islamik (ISIS) e cila u shpërbë gjatë një bastisjeje të përgjakshme në qytetin Verviers vitin e kaluar.
Prokurorët kanë thënë se personat që po gjykoheshin kanë qenë në kontakt të vazhdueshëm me Shtetin Islamik në Siri përmes lider të sulmeve xhihadiste të Parisit, Abdelhamid Abaaoud, si dhe kishin planifikuar një sulmë në Belgjikë, njofton Reuters, përcjell Gazeta Express.

“Për Abaaoud dhe qelizën e Verviers, aeroporti në Zaventem ka përbërë cak,” tha gjykatësi Pierre Hendickx.

Temat
BotëLajme

Të afërta