Fotografohet për herë të parë gjenerata e re e Mercedes-Benz G-Class

Mercedes-Benz G-Class ka qenë në treg për 38 vjet pa ndryshime të mëdha në trup. Megjithatë, një ndryshim pritet të vijë shumë shpejt, pasi kompania gjigante është duke punuar...

Mercedes-Benz G-Class ka qenë në treg për 38 vjet pa ndryshime të mëdha në trup. Megjithatë, një ndryshim pritet të vijë shumë shpejt, pasi kompania gjigante është duke punuar në gjeneratën e dytë të modelit.
Tani kanë rrjedhur fotografitë e para të modelit të kamufluar, gjatë testimeve.

Fotografitë e para tregojnë se modeli do të jetë më i madh se paraardhësi i tij.

Një gamë e gjerë e motorëve benzinë dhe dizel pritet të jenë në dispozicion kur G-Class e re do të debutojë gjatë vitit 2017. Ai pritet të ketë deri në 300 kuajfuqi në modelet dizel dhe 360 kuajfuqi për modelet benzinë.

Marshi do të jetë automatik me nëntë shpejtësi. Modeli më i fortë do të vijë më vonë me motor 4.0-litërsh V8.

Temat
FunTeknologji

Të afërta