Drejtori i FBI-së tregon se a do të ngritet aktakuzë kundër Hillary Clinton

Drejtori i FBI-së, James Comey ka thënë sot se ai nuk rekomandon që të ngrihet aktakuzë ndaj kandidates demokrate për presidente, Hillary Clinton, për shkak të përdorimit të emailit privat, në kohën kur ishte Sekretare e Shtetit.

Comey ka thënë se ndihmësit e Clinton, ishin shumë “të pakujdesshëm” në trajtimin e informacioneve të klasifikuara.

“Gjykimi jonë është se asnjë prokuror që është i arsyeshëm nuk do të ngriste një rast të tillë. Edhe pse ne nuk kemi gjetur asnjë provë të qartë, ka të dhëna se (ndihmësit) ishin shumë të pakujdesshëm në trajtimin e informacioneve të klasifikuara”, tha ai.

Comey tha se hetimet e FBI-së lidhur me këtë çështje janë afër përfundimit.

James-Comey-drejtor-i-FBI-së-650x358

Temat
BotëLajme

Të afërta