BMW i8 nga Vorsteiner

Në fotografitë të cilat i shohim është edhe një tjetër model BMW i8, me paketën e kompanisë së njohur Vorsteiner për aerodinamikën dhe me set të ri të rrotave.
Paketa “Vorsteiner VR-E” për aerodinamikën përbëhet nga fibra të karbonit dhe përfshin spoilerin e përparmë dhe difuzerin e pasmë, ndërsa rrotat e reja nga Vorsteiner quhen VFE-301. Vorsteiner thotë se fjala është për rrotat e mëdha dhe shumë të lehtë për dallim nga ato që prodhohen në fabrikë.

Sa i përket motorit të këtij modeli, tani nuk është zbuluar nëse është përforcuar sistemi hibrid i cili përbëhet nga kombinimi i motorit benzinë 1.5-litër me tre cilindra, motorit elektrik dhe baterisë litium-jon. Ky BMW i8 është me kapacitet prej 362 kuajfuqi dhe shpejtësinë maksimale e arrin deri në 250 kilometra në orë, ndërsa shpenzon karburant mesatarisht, sipas të dhënave nga fabrika, 2.1-litër në 100 kilometra.a-bmw-i8-with-carbon-fiber-aero-and-wheels-5-750x500_1467637304-5142825

a-bmw-i8-with-carbon-fiber-aero-and-wheels-8-750x500_1467637304-5548754

a-bmw-i8-with-carbon-fiber-aero-and-wheels-12_1467637306-8814930-1024x682

a-bmw-i8-with-carbon-fiber-aero-and-wheels-13-750x500_1467637304-9386948

a-bmw-i8-with-carbon-fiber-aero-and-wheels-14_1467637306-3893286-1024x682

a-bmw-i8-with-carbon-fiber-aero-and-wheels-16_1467637305-3106829-1024x682

a-bmw-i8-with-carbon-fiber-aero-and-wheels-21_1467637305-8137777-1024x682

a-bmw-i8-with-carbon-fiber-aero-and-wheels-23_1467637306-7312311-1024x682

wd-650x358

Temat
FunTeknologji

Të afërta