Berlusconi thotë se e ka shitur Milanin

Presidenti i klubit italian Milan, Silvio Berlusconi ka pranuar se është shumë pranë zyrtarizimit të marrëveshjes me investitorët kinez.

Tash e sa vite Milani është duke kaluar në një krizë të thellë financiare, e cila ka ndikuar edhe në nivelin e ekipit.

Kësaj periudhe të vështirë të ‘rossonerëve’, duket se i ka ardhur fundi pasi që vetë Berlusconi ka pranuar se klubi do t’i shitet një kompanie kineze, transmeton KP.

“E kam shitur Milanin, një grupi kinez, të cilët më kanë premtuar se do ta kthejnë shumë shpejtë klubin në majat e futbollit italian dhe atij evropian”, deklaroi Berlusconi.

“Gjithashtu kam kërkuar nga ata që të investojnë rreth 400 milionë euro për dy sezonet e ardhshme për të përforcuar ekipin”, ka shtuar ai.

Temat
BotëSport

Të afërta