Angela Merkel: Brexit nuk e ndryshon perspektivën e Ballkanit Perëndimor për anëtarësim në BE

Vendimi britanik për të lënë BE-në nuk ndryshon shanset e Ballkanit Perëndimor për anëtarësim në union, deklaroi kancelarja gjermane, Angela Merkel në samitin e Parisit.
“Asgjë nuk ka ndryshuar me vendimin britanik. Kjo ishte ajo që këto vende i frikësoheshin”, theksoi Merkel.

“Tjetër gjë janë kushtet që këto vende duhet të plotësojnë për të përparuar drejt procedurave të anëtarësimit”, deklaroi ajo.

Presidenti francez, François Hollande po mikpret këtë samit, ku janë të pranishëm Merkel dhe shefja e diplomacisë e BE-së, Federica Mogherini, kryeministri shqiptar Edi Rama dhe liderë nga Kosova, Serbia, Mali i Zi, Sllovenia, Kroacia, Bosnje-Hercegovina, Maqedonia dhe Austria.

13589170-10209813303235062-288298106-o-635x358

Temat
BotëLajme

Të afërta