ZYRTARE: Partizani transferon sulmues nga Serie A (Foto)

Skuadra shqiptare e Partizanit, është përforcuar para ndeshjes kthyese në Europa Ligë ndaj Sllovan Bratisllavës.

Partizani e ka huazuar sulmuesin Kaleb Ansah Ekuban nga Chievo Verona, përcjell Lajmi.net.

“Sulmuesi 22 vjeçar me pasaportë Italiane, do të jetë pjesë e 15-të herë kampionëve të vendit për sezonin e ri futbollistik 2016 – 2017.

Ekuban i cili prej 10 ditësh i është bashkuar skuadrës në seancat stërvitore, ka bindur trainerin Sormani dhe sot ka nënshkruar marrëveshjen me të kuqtë”, thuhet në njoftimin e nënkampionit të Shqipërisë.

kf-partizani

kf-partizani-1-650x358

Temat
BotëSport

Të afërta