Vuçiq takon Ramën në Paris, jep lajmin për një takim të serbëve e shqiptarëve, edhe atyre të Kosovës

Kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama dhe homologu i tij serb Aleksandar Vuçiç janë takuar në Paris, ku po marrin pjesë në samitin që do mbahet në kryeqytetin francez me liderët e Ballkanit Perëndimor.

Mediat serbe kanë bërë të ditur se kryeministri Vuçiç ka folur për një takim që pritet të mbahet së shpejti mes biznesmenëve e politikanëve nga Serbia dhe Shqipëria.

“Takimi do të organizohet me politikanë dhe ekonomistë për dy ose tre muaj, për të parë se si Beogradi dhe Tirana dhe Serbia dhe Shqipëria mund të afrohen dhe për të arritur marrëdhënie më të mira. Kjo është e mirë për diasporën tonë, për paqen dhe stabilitetin në rajon, por dhe për ekonominë tonë”, është shprehur kryeministri serb.

Kreu i qeverisë serbe sqaroi më tej se në takim do të jenë të prnaishëm ai vetë, dhe kryeministri Rama, si dhe biznesmenë nga Shqipëria edhe Serbia – por shtoi se do të marrin pjesë edhe shqiptarë dhe serbë nga Kosova.

“Ne duam marrëdhënie më të ngushta dhe më të mira dhe kemi rënë dakord për të përmirësuar bashkëpunimin në interes të serbëve dhe shqiptarëve”, theksoi Vuçiç.

Temat
LajmeRajon

Të afërta