Vuçiq: Serbia qëndron në rrugën evropiane

Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq ka thënë se Serbia nuk do të ndryshojë drejtimin e saj dhe mbetet në rrugën e saj drejt integrimit evropian.

Kreu i ekzekutivit serb poashtu ka deklaruar në prag të samitit në Paris se ky takim do të jetë një mundësi për Kroacinë që të merr një përgjigje dhe që t`i nxirren në pah të pavërtetat me të cilat siç tha ai “janë shërbyer për të bllokuar Serbinë”.

Vuçiq për TV Pink ka thënë se Serbia nuk do të ndryshojë politikën e saj në baza ditore ose mujore, transmeton Klan Kosova.

Ai ka arritur për në Paris ku do të merr pjesë në Samitin e tretë të liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së, i cili organizohet në kuadër të iniciativës së Berlinit.

Temat
BotëLajme

Të afërta