“Si rezultat i tragjedisë që ndodhi në qytetin e Kumanovës, respektivisht vdekjes së katërvjeçarit Almir Aliut që vdiq pas plagëve të marra nga shkelja e qëllimshme me makinë nga një bashkëqytetar maqedonas, me keqardhje ju njoftojmë se anulojmë organizimin dhe mbajtjen e koncertit tradicional të Fitër Bajramit”, njoftojnë nga Forumi Rinor Islam – Kumanovë dhe Shoqata për Edukim Vllaznia – Kumanovë.
“Ne si organizata të poshtëshënuara shprehim indinjatën tonë të thellë për humbjen e Almirit, por edhe ngushëllimin tonë ndaj familjes Aliu dhe të gjithë qytetarëve të Kumanovës, duke u solidarizuar me familjen dhe gjithë ata që ndjenë dhimbje me rastin e humbjes së bashkëqytetarit tonë katër vjeçar.
Le të jetë kjo një shenjë proteste ndaj atij akti vandal, dhe thirrje që organet gjegjëse të marrin hapat e duhura dhe autori i kësaj vepre jonjerëzore të marrë denimin maksimal për vrasje me paramendim”, thuhet në njoftim.