Turqia: Rusia nuk mund t’i shfrytëzojë bazat e NATO’s në territorin tonë

Turqia propozon bashkëpunim me Moskën në luftën kundër Shtetit Islamik në Siri, por mohon se ka lejuar Rusinë të përdorë Bazën Ajrore turke “Incirlik” e cila gjendet në afërsi të kufirit sirian.

Presidenti turk Tayyip Erdogan javën e kaluar ka shprehur keqardhje në lidhje më rastin e vitit të kaluar ku një pilot rus u vra në territorin turk. Moska, e cila kishte ndërprerë pothuajse të gjitha lidhjet ekonomike dhe ka ndaluar turistët të vizitojnë vendpushimet turke, u zotua në këmbim për të ndihmuar në rindërtimin e marrëdhënieve, shkruan Reuters, përcjell Gazeta Express.

Javën e kaluar në një intervistë për televizionin shtetëror turk, ministri i jashtëm turk Mevlut Çavusoglu i sugjeroi Ankarasë që të hapë një Bazë Ajrore në Rusi, lëvizje kjo që mund të ngrejë mjaftë shqetësime në mesin e partnerëve të Turqisë me NATO’n për përdorimin e bazës, duke përfshirë edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Por, Çavusoglu, në transmetim të drejtpërdrejtë ka mohuar një interpretim të tillë të fjalëve të tij.

“Ne mund të bashkëpunojmë me Rusinë në këtë periudhë në luftën kundër të ashtuquajturit Shteti Islamik… por, asnjëherë nuk iu kam referuar aeroplanëve ushtarak rusë që vijnë në Bazën Ajrore në afërsi të kufirit me Sirinë”, thotë ai.

Baza Ajrore “Incirlik” e cila gjendet në afërsi të kufirit me Sirinë, pret aeroplanë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gjermania, Britania, Arabia Saudite dhe Katari, përfshirë edhe koalicionin ajror të udhëhequr nga SHBA kundër Shtetit Islamik, i cili ka kontrolluar territore të gjera përgjatë kufirit të Sirisë me Turqinë.

Temat
BotëLajme

Të afërta