Shtetet e Bashkuara të Amerikës sot festojnë 240 vjetorin e shtetësisë.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi thotë se Kosova po ashtu feston pavarësinë e “aleatit kryesor”, Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“SHBA, aleati dhe miku ynë më i mirë feston 4 korrikun. Kosova feston po ashtu këtë ditë, ditë e lirisë së njerëzve”, shkruan në Twitter, presidenti Thaçi.
