Stilet më të mira të flokëve për këtë verë (Foto)

Stilistët e flokëve, sidomos ata të cilët punojnë me të famshmet e Hollivudit, i nuhasin trendët e rinj të stileve të flokëve dhe disa nga stilistet më të famshme kanë shpalosur stilet më të përshtatshme për këtë verë, transmeton gazeta Kosova Sot.

auto_femra11466791405
GËRSHETAT

Stilistja e flokëve me bazë në Bruklin të Nju-Jorkut, Holly Mills, ka thënë që ndonëse gërshetat nuk janë pjesë e përditshmërisë së saj, ajo beson që përbëjnë njërin prej stileve më të përshtatshme për këtë verë.

1. Aplikoni produkt për rritjen e volumit të flokëve gjatë kohës kur flokët janë të lagët dhe lërini të thahen.

2. Aplikoni pak vaj në majë të flokëve para se të filloni me dredhimin e tyre të lehtë me hekur tre centimetra të gjerë, duke shmangur dredhimin e majave të flokëve.

3. Ndani flokët në mes dhe krijoni gërsheta me të dyja pjesët e flokëve, duke i lidhur në pjesën e poshtme, për gërsheta më joshëse. Lidhni gërshetat duke përdorur karfice të tejdukshme.

4. Mblidhni gërshetat përreth kokës, duke i lidhur në pjesën e pasme, për ta krijuar kështu dukjen e një kurore.

auto_femra21466791409
STILI ‘BOB’

Angela Soto, një tjetër stiliste me bazë në Bruklin, thotë që është e fiksuar pas stileve të flokëve të viteve të nëntëdhjeta, andaj edhe është e lumtur që stili bob ma valëzime të çrregullta është kthyer fuqishëm për këtë verë.

1. Aplikoni një krem për krijimin e valëzimeve të lehta në flokët tuaj të lagët dhe thajini pjesën e epërme të flokëve për të krijuar më shumë volum.

2. Kthejeni kokën poshtë dhe thajeni edhe pjesën tjetër të flokëve, deri sa 75 për qind e flokëve të jenë tharë. Mbështillni një pjesë të flokëve përreth gishtit tregues, për të krijuar valëzime më ‘të çmendura’.

3. Lëreni pjesën tjetër të flokëve që të thahen në mënyrë natyrale, para se t’i definoni edhe një herë valëzimet në pjesën përreth linjës kufizuese mes flokëve dhe ballit si dhe në kurorën e kokës.

4. Aplikoni sprej të thatë në rrënjë të flokëve, para se t’i spërkatini me sprej të kripë deti, duke u përqendruar më shumë në pjesën e rrënjëve deri në mes të fijeve të flokëve.

5. Ktheni pjesën më të madhe të flokëve në njërën anë, në mënyrë që stili ‘bob’ të duket sa më i çrregullt.

auto_femra31466791413
KAÇURRELAT

Perfeksioni nuk arrihet brenda natës, përveç nëse punon me Lacy Redway-n, stilisten nga Nju-Jorku që punon me Lupita Nyong’o-n dhe Olivia Palermo-n. E mira e saj është që stilin e preferuar ajo e krijon gjatë natës, derisa është në gjumë. Andaj mund të thuhet që ka një rutinë shumë të përshtatshme të gjumit.

1. Femrat me flokë kaçurrela, që kanë flokë të tharë, duhet të aplikojnë një masë të konsiderueshme të vajrave. Redway rekomandon përzierjen e sasive të njëjta të vajit xhoxhoba, vajit të kokosit dhe vajit të kastorit në një enë për ta bërë që përzierja të shpërndahet më lehtë në flokë.

2. Krihni flokët derisa janë të lagët dhe më pastaj ndajini në seksione të vogla, për t’i lagur me përzierjen e vajrave.

3. Pjesët e flokëve ndajini në mes dhe mbështillini rreth njëri-tjetrit. Aplikoni një sasi të vogël të xhelit në majë të flokëve për ta shmangur shpërbërjen e flokëve.

4. Përsëriteni këtë proces deri sa të gjithë flokët tuaj të jenë ndarë e mbështjellë dhe flini në jastëk me mbështjellës sateni.

5. Në mëngjes, zgjidhni flokët e lidhur në seksione dhe futini gishtërinjtë në rrënjë të flokëve, për t’ua shtuar volumin.

6. Largojini flokët nga pjesa e ballit me një shirit dekorativ në mënyrë që të mos ua rëndojnë ballin dhe të duken më bukur.

Temat
Shëndet

Të afërta