Shqipëria bllokon importin e mishit të lopës, shkak përhapja e sëmundjës në rajon

Ministria e Bujqësisë ka bllokuar importin e mishit dhe kafshëve të gjalla thuajse nga të gjitha vendet e rajonit për shkak të pranisë së sëmundjes së dermatozës.

Drejtoria e Shërbimit Veterinar njoftoi për praninë e sëmundjes ‘’dermatoza nodulare e gjedhit” në disa shtete të rajonit si: Turqi, Maqedoni, Kosovë, Serbi, Bullgari Greqi . Kjo sëmundje paraqet rrezikshmëri për përhapje dhe në vendin tonë. Sëmundja nuk paraqet rrezik për njerëzit.

MBZHRAU ka marrë masa për bllokimin e importit të kafshëve të gjalla dhe të mishit i cili e ka origjinën nga vendet e prekura nga kjo sëmundje.

Ministria njoftoi se me urdhër të ministrit, Edmond Panariti, është ngritur një Task Forcë, e përbërë nga veterinerë dhe epidemologë për informimin, parandalimin dhe monitorimin e përhapjes së kësaj sëmundje.

Ministria e Bujqësisë i bën thirrje fermerëve të sinjalizojnë menjëherë çdo dyshim për prezencën e kësaj sëmundje pranë Drejtorive të Bujqësisë në të gjithë vendin, ose pranë Shërbimit Veterinar, në Ministrinë e Bujqësisë.

Ministria e Bujqësisë i ka kërkuar Këshillit të Ministrave, miratimin e një fondi emergjence për blerjen e vaksinës kundër kësaj sëmundje dhe mbetet në pritje të alokimit të këtij fondi.

Sëmundja Dermatoza

Kjo është një sëmundje virale e Gjedhit dhe karakterizohet në mënyrë tipike nga nyjenë lëkurë duke përfshirë gjithë sipërfaqen e trupit: kokën gjymtyrët, hundën, bishtin,mukozën e gojës.

Nyjet zhvillohen edhe në traktin gastrointestinal dhe aparatin efrymëmarjes. Kjo sëmundje ndodh gjatë verës dhe vjeshtës në muajt, kur insektet janë me shumicë. Sëmundja prek gjedhin e të gjitha moshave por më rëndë moshat e reja.

Sëmundja shkakton dobësim, humbje të përkohshme apo të përhershme të prodhimit të qumështit, dështime, dëmtim të lëkurës, inflamacioni i gjirit, pneumoni, çalim,sterilitet tek demat, lopët dhe ngordhje të kafshëve.

Temat
LajmeRajon

Të afërta