Shikoni çka i bën peshkaqenit ky djalë (VIDEO)

Video që shihni më poshtë është filmuar nga Laura Harrell e cila e ka publikuar në Facebook, për të treguar disa imazhe të pabesueshme.

Protagonist i saj është një peshkaqen tigër tre metër e gjysmë i gjatë dhe me peshë rreth 700 kilogramë, i cili në pak çaste i nënshtrohet një seance tek “dentisti” në brigjet e Karolinës së Veriut, SHBA.Dentisti quhet David Schmidt, dhe është një operator i “Apex Predator Program”, një studim mbi popullsinë e peshkaqenëve në oqeanin Atlantik.

Kurajoja e dentistit është vërtetë mbresëlënëse, i cili i kontrollon dhëmbët kafshës dhe kupton se nuk ka asnjë problem me dhëmbët.

Pas kontrollit peshkaqeni lihet sërish i lirë.

Temat
Fun

Të afërta