Ronaldo mesazh Messit, pas pensionimit nga Argjentina

Cristiano Ronaldo shpreson që Lionel Messi të rikthehet në kombëtaren e Argjentinës.
Cristiano Ronaldo ka thënë se Lionel Messi e ka marrë një vendim të vështirë, pas humbjes nga Kili në finale të Argjentinës.

Ylli portugez shpreson që rivali i tij më i madh të rikthehet sërish në kombëtaren e Argjentinës, përcjell Lajmi.net nga Mundo Deportivo.

“Messi e ka marrë një vendim të vështirë dhe njerëzit duhet ta kuptojnë. Ai nuk është i mësuar me humbje dhe zhgënjim, madje as të përfundojë i dyti. Huqja e një penalltie nuk të bënë lojtarë të dobët. Më dhemb ta shoh Messin në lot dhe pres që ai të rikthehet në kombëtare, sepse ka nevojë për të”, ishin fjalet e Ronaldos.

messi-ronaldo-650x358

cr-messi-1024x597

Temat
BotëSportVend

Të afërta