Rinojeni dhe shtrëngojeni fytyrën!

Maska efikase kundër rrudhave me përbërës natyralë

Kompani të ndryshme prodhojnë preparate të ndryshme për arritje deri te lëkura më rinore, ndërsa premtojnë mënjanim të rrudhave, linja të lëmuara dhe ngritje të kapakëve të syve. Problemi është se shumë produkte përmbajnë substanca kimike, të cilat i aplikojmë në lëkurën tonë. Por, ekziston një përbërës krejtësisht natyral, për të cilin ndoshta as që e keni ditur se mund t’ju ndihmojë të dukeni më mirë e më bukur. Hudhra është një përbërëse e njohur në kuzhinë. Si përbërës natyral dhe organik përdoret shumë në Azinë Qendrore, ku njerëzit e konsiderojnë si burim ushqimor për mirëqenie dhe bukuri. Me konsumim të hudhrës do ta ulni nivelin e kolesterolit, hudhra ju ndihmon edhe kundër shumë sëmundjeve të tjera, por e parandalon edhe ftohjen. Gjithashtu është efikase për piling natyral. Përgatiteni maskën për rinim të fytyrës suaj, transmeton gazeta Koosva Sot Online.

Për këtë recetë ju nevojiten gjërat në vijim:

Hudhër

Argjile e bardhë

Mjaltë

Hudhrën e shndërroni në pastë, ia shtoni një lugë të vogël me mjaltë dhe një lugë me argjile të bardhë. I përzini mirë. Sigurohuni që flokët t’i keni sa më larg fytyrës, e më pas e aplikoni këtë përzierje dhe e lini që të qëndrojë për 10 minuta. Pastaj maskën e hiqni me ujë të ftohtë. Këtë trajtim mund ta përsëritni për çdo ditë.

Temat
Shëndet

Të afërta