Rekord kokaine e sekuestruar në Itali, u gjet në shtëpinë e një shqiptari (FOTO)

Policia italiane ka zbuluar në një apartament në katin e parë të një pallati në Via Maddalene, në Milano, një laborator të përpunimit të drogës ku ka gjetur 25 kg kokainë, me vlerë më shumë se një milion euro, dhe 35 i prokainë, një substancë që shërben për përzierje droge.

Hetimi, i cili kishte filluar një vit më parë me koordinimin e prokurorit Stefano Castellani, kishte vënë në pranga një shqiptar, i cili ishte kapur me 600 g kokainë.

Pas arrestimit, polici i kishte gjetur shqiptari disa çelësa dyersh, ku ajo u vu në kërkim të banesave.

Mëngjesin e sotëm, policia gjeti një banesë që mundi ta hap me çelësin që i ishte gjetur shqiptarit, ku aty gjeti dhe sasinë e drogës.

cocaina-sequestro-2_1467626379-6025735

Temat
LajmeRajon

Të afërta