Receta natyrale për rutinën tuaj të bukurisë

Kujdesi për veten është pjesë e rutinës së secilës femër, ndërsa kohëve të fundit çdo ditë e më shumë po bëhemi dëshmitarë të përdorimit të produkteve natyrale, për trajtimin e problemeve të ndryshme me lëkurë apo flokë.

Më poshtë ua kemi sjellë disa receta krejtësisht natyrale, të cilat duhet provuar doemos,transmeton gazeta ”Kosova Sot”.

auto_femra11465157717

TRANGULLI, ILAÇ PËR FLOKË

Nëse notoni në një pishinë të mbushur me ujë me klor atëherë me gjasë e dini që përveç lëkurës, dëm të madh i shkaktohet edhe flokëve tuaj. E, për t’u munduar që ta mbani dëmin e shkaktuar nga klori në minimum, provoni këtë përzierje. 1 vezë; 1 lugë gjelle vaj ulliri; Çerekun e një trangulli të qëruar. Përzieni vezën e tundur me vaj ulliri dhe trangullin e shtypur. Shpërndajeni përzierjen nëpër flokë, lëreni të qëndrojë për 10 minuta, para se ta pastroni me kujdes. Për rezultate sa më të mira, përsëriteni këtë trajtim çdo muaj.

auto_femra21465157720

BALSAMI NATYRAL PËR FLOKË

Nxehtësia e madhe, me të cilën ballafaqohet flokët gjatë stinës së verës, bëjnë që ata të dëmtohen në masë të madhe dhe si rrjedhojë të kenë nevojë për trajtim të veçantë. Kjo recetë natyrale përzien mjaltin për shkëlqim, vajin e ullirit për zbutje dhe vajin esencial të rozmarinës për stimulimin e rritjes së flokëve. 120 gramë mjaltë; 60 mililitra vaj të ngrohur ulliri; 4 pika vaj esencial rozmarine. Përzieni të gjithë përbërësit në një enë dhe merrni një pjesë nga përzierja për t’i trajtuar flokët, kur janë paksa të lagur. Sigurohuni që keni trajtuar gjithë flokët, para se t’i mbështillni me peshqir të ngrohur paraprakisht ose me kapelë plastike. Lëreni peshqirin ose kapelën për rreth 30 minuta para se t’i pastroni flokët me shampon dhe t’i shpëlani me ujë të ftohtë.

auto_femra31465157723

MASKA PËR FYTYRË ME AVOKADO DHE KAROTË
Kjo maskë kombinon avokadon, që është i pasur me vitaminë E me karota, që përmbajnë sasi të madhe të antioksiduesve dhe ajkën, që është i pasur me kalcium dhe proteina. Këta përbërës ndikojnë në rikrijimin e kolagjenit në lëkurë dhe në përmirësimin e tenit të fytyrës. 1 avokado të shtypur; 1 karotë të zier dhe të shtypur; 120 gramë ajkë; 1 vezë të tundur; 3 lugë gjelle mjaltë. Përzieni të gjithë përbërësit në një enë deri sa ta fitoni një përzierje homogjene. Shpërndajeni përzierjen në fytyrë dhe qafë dhe lëreni të qëndrojë për 10-15 minuta. Përfundimisht, pastrojeni lëkurën me ujë të ftohtë.

auto_femra41465157728

MASKA PËR FYTYRË ME MJALTË DHE VAJ TRËNDAFILI

Mjalti, siç mund ta dini, është një ilaç shumë i rëndësishëm për trajtimin e lëkurës andaj krijon një kombinim të shkëlqyer me vajin e bajameve, që ndikon në zbutjen e lëkurës dhe, për më tepër, absorbohet lehtë nga lëkura. 2 lugë gjelle mjaltë; 2 lugë gjelle vaj bajamesh; 5 pika vaj esencial të trëndafilit; 1 pikë vaj të vitaminës E. Përzieni mjaltin, vajin e bajameve dhe vajin esencial të trëndafilit. Pasi që t’i keni përzier mirë, me masën e fituar bëjini masazh fytyrës dhe qafës me majë të gishtërinjve. Qetësohuni për rreth 15 minuta, para seta pastroni fytyrën me ujë të vaktë. Përfundimisht, pastrojeni lëkurën me ujë të freskët.

auto_femra51465157737

MASKA PËR TRUP ME JOGURT

60 gramë jogurt; 3 lugë gjelle mjaltë; 3 lugë gjelle kungull të shtypur; 3 lugë gjelle karotë të shtypur. Përzieni karotën dhe kungullin e shtypur në një përzierëse elektrike. Pastaj, përzieni në një enë tjetër me jogurt me mjaltë. Përfundimisht, derdheni përzierjen e fituar në një vaskë të mbushur me ujë të ngrohtë dhe zhytuni në të për të qëndruar rreth 10-20 minuta. Pasi që ta keni shpëlarë trupin, aplikoni zbutës.

auto_femra61465157742

TRAJTIMI I TRUPIT ME PORTOKALL

Gjysmë portokalli; 4 lugë gjelle miell misri. Shtrydheni lëngun e portokallit dhe shtypeni portokallin në një enë para se t’ia shtoni miellin e misrit. Pasi që ta keni krijuar një pastë të trashë, aplikojeni në lëkurë. Trajtojeni lëkurën për 2-3 minuta dhe shumë shpejt do t’i shihni përmirësimit.

Temat
Shëndet

Të afërta