Rama takohet me Vuçiqin, flasin për projekte të përbashkëta

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama është takuar në Paris me homologun e tij serb Aleksandër Vuçiq gjatë Samitit të Ballkanit ku kanë diskutuar rreth marrëdhënieve bilaterale.

Në një prononcim për mediat, Vuçiq është shprehur se Beogradi zyrtar kërkon marrëdhënie më të ngushta me Tiranën.

Ai njoftoi se brenda dy apo tre muajve palët do të zhvillojnë një takim i cili do të mbahet me pjesëmarrjen e politikanëve dhe biznesmenëve nga të dyja vendet si dhe biznesmenëve shqiptarë dhe serbë nga Kosova.

Në deklaratën e tij për mediat serbe, Vuçiq nënvizoi se prioritet do të jetë vendosja e një linje direkte ajrore Beograd-Prishtinë, çështje që do të diskutohet edhe në Bruksel.

Kreu i ekzekutivit serb arsyetoi se bashkëpunimi mund të ndihmojë në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit si dhe në zhvillimin e mëtejshëm të ekonomisë.

Një çështje e prekur nga Vuçiq ka qenë edhe vazhdimi i punimeve në autostradën Nish-Prishtinë, të cilën kreu i ekzekutivit serb e cilësoi një urë lidhëse që ndihmon në përmirësimin e bashkëpunimit.

Në tërësi Kryeministri i Serbisë u shpreh se kishte pasur një bisedë pozitive me homologun e tij Edi Rama.

Ndërkohë një tjetër projekt interesant i cili pritet të miratohet në Samitin e Brukselit është pikërisht ngritja e një Qendre Rinore Rajonale, ide kjo e propozuar nga Qeveria serbe dhe ajo shqiptare.

Temat
LajmeRajon

Të afërta