Presidenti uron qytetarët: Edhe këtë Bajram, së bashku t’i ndajmë vlerat e sakrificës

Presidenti Hashim Thaçi ka uruar besimtarët mysliman për festen e Bajramit, e cila festohet të martën.

“Të gjithë besimtarëve myslimanë ua uroj festën e Fitër Bajramit.

Në këtë festë, e cila vjen pas agjërimit të muajit të bekuar të Ramazanit, ne ndajmë me njëri-tjetrin vlerat e sakrificës, solidaritetit, devotshmërisë dhe unitetit”, uron Thaçi.

“Paqe, mirëqenie dhe shumë gëzime në familjet tuaja”, përfundon urimi i Presidentit.

Temat
LajmeVend

Të afërta