Presidenti i Komisionit Europian drejt dorëheqjes

Zhan-Klod Junker, Presidenti i Komisionit Europian, është në presion të jashtëzakonshëm dhe pas pak ditësh mund të kemi edhe një dorëheqje të mundshme të tij.

Angela Merkel, kancelarja gjermane, fajëson pikërisht Presidentin e Komisionit Europian për daljen e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian, por edhe një sërë krizash të tjera, përshirë Greqinë dhe refugjatët.

“DailyMail” zbulon se Merkel mund të nisë një fushatë kundër Junkerit, përmes prezantimit të një reforme të thellë në Europë, e cila kërkon të shmangë efektin domino të “Brexit” edhe në vendet e tjera të Unionit.

Një prej ministrave të kabinetit të saj, konfirmoi të dielën se Merkel mund të lëvizë për të larguar zotin Junker nga kjo detyrë që në fillim të vitit të ardhshëm.

Danimarka, Suedia dhe Holanda i janë bashkuar qeverisë së Republikës Çeke dhe asaj të Polonisë, të cilat kanë shprehur shqetësim përmes ministrave të tyre të Jashtëm që dy vende të BE-së, kanë kërkuar dorëheqjen e zotit Junker.

“Presioni mbi Junkerin për të dhënë dorëheqjen po shtohet dhe sa do vijë dhe do bëhet më asfiksues. Kancelarja do të merret me këtë situatë në fillim të vitit 2017”, tha një ministër gjerman, i cili preferoi të mbetej anonim për britaniken “Sunday Times”. Megjithatë, zyrtarisht nuk ka asnjë mekanizëm për ta shkarkuar Presidentin e KE-së.

Temat
BotëLajme

Të afërta