Pogba i lumtur për Francën e tij, i mërzitur që i iku Itali

Paul Pogba është i lumtur për kualifikimin e Francës në gjysmëfinale, por është i mërzitur që Italia, ku i ka shokët e skuadrës, është eliminuar nga Euro 2016.

Franca kaloi në gjysmëfinale të Euro 2016 pasi e mposhti Islandën me rezultat 5:2. Ky sukses e ka gëzuar yllin e francezëve, Paul Pogban.

“Jam shumë i lumtur që jemi në gjysmë-finale, unë nuk mund të qaj. Unë jam i lumtur për këtë”, ka thënë Pogba pas ndeshjes.

“Një gjysmë-finale është gjysmë-finale, Italia dhe Gjermania janë po aq të vështira. Sido që të jetë, ne duam të vazhdojmë kështu dhe të fitojmë”, ka theksuar ai.

Por, Pogba është i mërzitur që shokët e skuadrës nga Italia janë eliminuar nga Euro 2016 pas humbës nga Gjermania në penallti.

“Kur shoh Gigin duke derdhur lot më bëri që të ndihem keq. Ai është një portier i madh, ai dha të mirën nga veta, ashtu edhe ekipi. Ato kanë bërë një lojë shumë të mirë, por ky është futbolli”, ka theksuar Pogba.

“Megjithatë Italia ka pasur një garë fantastike, askush nuk e priste një ekip të tillë të madh italian. Unë nuk jam i kënaqur që janë eliminuar. Unë jam me të vërtetë një lojtar i cili luan me këta djem, kështu që unë jam krenar kur ata luajnë mirë”, ka përfunduar Pogba.

Temat
BotëSport

Të afërta