Ngjyra e preferuar zbulon personalitetin tuaj (Foto)

Zgjidheni një ngjyrë që e pëlqeni dhe mësoni se çfarë ndikimi ka ajo në personalitetin tuaj dhe në jetën e dashurisë.

auto_re11465160402

NGJYRA E KUQE

E kuqja është një ngjyrë që e pëlqen jetën, energjinë, ndërsa lidhet më së shumti edhe me seksualitetin. Nëse ju pëlqen kjo ngjyrë jeni të gatshme për të gjitha veprimet dhe kënaqësitë e mundshme, e aktive e keni edhe qasjen ndaj jetës dhe botës që ju rrethon. Nuk mund të kaloni askund pa u vërejtur, e nganjëherë dini edhe të jeni agresive. Ato femra që e pëlqejnë këtë ngjyrë, kryesisht janë pozitive dhe aktive.

auto_re21465160405

NGJYRA E VERDHË

E verdha është ngjyra e diellit, e dielli do të thotë ditë, dritë, e edhe jetë. Femrat që pëlqejnë këtë ngjyrë janë të hapura, por pasi që dielli di edhe që të djegë, edhe këto femra mund të bëjnë që me ndikimin dhe kontrollimin e tyre t’i pengojnë të tjerët. Disa këtë ngjyrë e lidhin me xhelozinë, por bëhet fjalë për një besëtytni. Femrat që pëlqejnë të verdhën, pëlqejnë qartësinë, ndërsa mangësi e kanë kokëfortësinë.

auto_re31465160413

NGJYRA E KALTËR

E kaltra është ngjyrë e qiellit dhe detit. Distancat, lartësitë dhe thellësitë janë zona të femrave që e pëlqejnë këtë ngjyrë. Kjo është ngjyrë e spiritualitetit, natyrës filozofike dhe bukurisë. Janë më të ndjeshme sesa që mendojnë, edhe pse në shikim të parë mund të duken të ftohta, por në vete kanë pasione të fshehura. Kanë intuitë të shkëlqyer, janë humane e shpesh edhe të talentuara për art.

auto_re41465160422

NGJYRA E GJELBËR

E gjelbra është ngjyrë e natyrës dhe e gjithçkaje që rritet dhe zhvillohet. Bota rreth nesh është e gjelbër. Kjo është ngjyrë e kreativitetit. Femrat që pëlqejnë këtë ngjyrë janë humaniste dhe e duan natyrën. Sinqeriteti është një ndër virtytet e tyre, ndërsa janë në gjendje që lehtë t’i tejkalojnë paragjykimet dhe kufijtë.

auto_re51465160425

NGJYRA E PORTOKALLTË

E portokallta është ngjyrë e intensitetit, fuqisë dhe jetës. Femrat që e pëlqejnë më së shumti këtë ngjyrë, kanë mendim pozitiv për botën dhe një balancë të shkëlqyer të energjisë. E portokallta është një ngjyrë e fortë, e që nuk harrohet. Ajo e bashkon idealizmin me realizmin, e mund të thuhet se adhurueset e kësaj ngjyre me sukses i shndërrojnë mendimet në vepra.

auto_re61465160429

NGJYRA E VJOLLCËS

Ngjyra e vjollcës është një ngjyrë misterioze, mistike dhe paksa e pazakontë. Femrave që u pëlqen më së shumti kjo ngjyrë janë të veçanta për diçka, ndoshta për ndonjë talent specifik ose për mendimin interesant për jetën dhe botën rreth tyre. Kjo ngjyrë gjithashtu lidhet me magjinë dhe fuqitë e pazakonta, e femrat që e pëlqejnë kanë intuitë shumë të zhvilluar.

auto_re71465160432

NGJYRA E KAFENJTË

E kafenjta do të thotë tokë dhe e baltë. Femrat që e preferojnë këtë ngjyrë janë kryesisht materialiste dhe pranojnë vetëm realitetin dhe gjërat e prekshme. Nuk merren me ide të mëdha, ndërsa ëndrrat u shërbejnë vetëm për pushim konkret. Janë të besueshme dhe mund të mbështeteni në to. Nganjëherë u mungon imagjinata.

auto_re81465160435

NGJYRA E BARDHË

E bardha është ngjyrë e veçantë, të cilët disa edhe nuk e konsiderojnë ngjyrë, ndërsa simbolika e saj është shumë e fortë. Pastërtia, qartësia, kthjelltësia, paqja dhe mirësia, janë gjëra që lidhen me këtë ngjyrë. Femrat që e pëlqejnë këtë ngjyrë janë spirituale, dinë shumë mirë që t’i lidhin shkaqet me pasoja, e shpesh kanë shumë virtyte. Femrat që e pëlqejnë këtë ngjyrë zakonisht janë të qeta.

auto_re91465160440

NGJYRA E ZEZË

E zeza është ngjyrë pa dritë, ngjyrë që paraqet mungesën e ndriçimit. Për këtë arsye shpesh lidhet me mohimin, e te shumë njerëz simbolizon diçka të errët e negative. Por edhe gjithësia është në fakt e zezë (me yje), kështu që kjo ngjyrë simbolizon edhe distancat e paparashikueshme, thellësitë, mistifikimin, si dhe të gjitha gjërat e panjohura dhe të pahulumtuara. Femrat që e pëlqejnë janë të tilla, nga pak mistike, e në mënyrat e tyre edhe tërheqëse.

auto_re101465160445

NGJYRA E HIRTË

E hirta është ngjyrë e disa pëllumbave, ngjyrë e elefantëve, e shpesh edhe ngjyrë e gurit. Si përzierje e të bardhës me të zezën, ajo është një lloj i balancës mes zbrazëtisë dhe plotësisë. Femrat që e pëlqejnë këtë ngjyrë zakonisht i shikojnë gjërat nga kënde të ndryshme dhe dinë që në mënyrë diplomatike t’i shikojnë gjërat rreth vetes. Janë stabile dhe në jetë ecin hap pas hapi, kështu që në periudhë të gjatë arrijnë sukses të qëndrueshëm.

Temat
Shëndet

Të afërta