Mbledhje e jashtëzakonshme e Rektoratit në UKM

Në Universitetin Kirili dhe Metodi (UKM) ka filluar një seancë e jashtëzakonshme e Rektoratit të UKM-së, ku Plenumi Studentor përballet me Parlamentin Studentor, rreth zgjedhjeve studentore, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Në njërën anë, dekanët ofrojnë propozime se si të zgjidhet kjo situatë, e nga ana tjetër Plenumi kërkon shpalljen e zgjedhjeve si të pavlefshme.

Paraprakisht, Plenumi Studentor kundërshtoi këto zgjedhje, me arsyetimin se nuk ka patur lista zgjedhore, vula në fletëvotime, pulte votimi, kurse kutitë e votimit ishin të mbuluara me letra të bardha.

Plenumi organizoi edhe protesta për të penguar zgjedhjet, ndërkaq edhe policia e shpërndarjes së shpejtë ndërhyri, duke maltretuar disa studentë, veprim që shkaktoi reagime të ashpra të spektrit civil dhe politik./Telegrafi/

Temat
LajmeRajon

Të afërta