Kurat natyrale për trajtimin e rrudhave të ballit

Rrudhat e ballit krijojnë përshtypjen që keni më shumë vjet sesa që tregon letërnjoftimi juaj. Si rrjedhojë, janë zbuluar teknika të ndryshme që për qëllim kanë reduktimin e këtyre rrudhave. Megjithatë, shumica e teknikave ose janë të paefektshme, ose janë tepër të kushtueshme dhe gjithmonë është e rëndësishme që shpëtimi të kërkohet në kura natyrale Vaji i virgjër i ullirit,raporton Gazeta Kosva Sot

Nxeheni një sasi të vogël të vajit të ullirit në mikrovalë. Me vajin e ngrohur bëjini masazh ballit, çdo ditë, në mëngjes dhe në mbrëmje. Dallimin do ta vëreni pas disa javësh. Gjithsesi, sigurohuni që vaji që e përdorni të mos jetë shumë i nxehtë.

Lëngu i limonit Lëngu i limonit është njëri nga ilaçet natyrale që lufton shenjat e errëta në fytyrë dhe trup, ndërsa e mira është që mund të përdoret edhe për eliminimin e rrudhave të ballit. Masazhimi i rregullt i ballit me limon bën që ajo pjesë e lëkurës të ushqehet me vitaminë C, që ndihmon në luftimin e plakjes.

Lëngu i portokallit Nëse rastësisht nuk keni lëng limoni, atëherë rrudhat e ballit trajtojini me lëng portokalli. Natyrisht, lëngu i portokallit që përdoret për t’i bërë masazh ballit duhet të shtrydhet në shtëpi, e jo të blihet i gatshëm.

Trangulli Trangulli, përveçqë ka përdorim të gjerë për eliminimin e ënjtjeve dhe fryrjeve në pjesën e lëkurës përreth syve, mund të përdoret edhe për trajtimin e rrudhave të ballit, kryesisht për shkak të sasisë së madhe të vitaminës C që e përmban. Thjesht, vendoseni një rriskë trangull në frigorifer për disa minuta, pastaj me të bëjini masazh pjesës së ballit.

Xheli i aloe-verës Xheli i aloe-verës është i mbushur përplot me vitaminë E, që ka veti antioksiduese. Për këtë arsye, trajtimi i ballit me xhelin e aloe-verës është çudibërës për eliminimin e rrudhave.

Temat
Shëndet

Të afërta