Krasniqi me kërkesë rreth Demarkacionit me Malin e Zi

Kryetari i Këshillit Kombëtar nga radhët e Nisma-s, Jakup Krasniqi në një prononcim për zeri.info ka thënë se opozita nuk do të ndryshoj qasje në lidhje me Demarkacionin me Malin e Zi.

Krasniqi thotë se kërkesat e opozitës nuk do të ndryshojnë përderisa komisioni aktual për caktimin e kufirit me Malin e Zi, nuk jep dorëheqje, sipas tij duhet të formohet një komision i ri për të cilën do të ishte konsensus nacional.

Krasniqi shton më tej se opozita nuk ka arsye të ndërroj mendimin, ndër të tjera ai thotë se varet edhe nga bashkëpunimi i opozitës.

“Kërkesa jonë është që të formohet një Komision i ri, pasi të dorëhiqet Komisioni qeveritar. Komisioni i ri duhet të jetë konsensusi nacional. Përndryshe opozita nuk ka asnjë arsyeje të ndryshoj qasje. Varet edhe nga bashkëpunimi i opozitës”, ka thënë Krasniqi.

Zyrtarja amerikane, Victoria Nuland, në fund të kësaj jave do ta vizitojë Kosovën, ku do të bisedojë me përfaqësuesit e partive politike në vend për zgjidhjen e çështjes së demarkacionit me Malin e Zi dhe për disa tema të tjera.

Derisa pozita shpreson se zyrtarja e lartë amerikane do t’i ndihmojë në këtë drejtim, përfaqësuesit e opozitës thonë se nuk bëjnë kompromise me territor.

Temat
LajmeVend

Të afërta