Kosova, partner në një projekt rajonal në Samitin e Parisit

Ministri Shala në fjalën e tij të rastit në këtë samit, u shpreh se Qeveria e Republikës së Kosovës, e ka mirëpritur iniciativën për themelimin e Zyrës Rajonale për Bashkëpunim Rinor, meqë qëllimi kryesor i kësaj është promovimi dhe arritja e pajtimit dhe miqësisë mes popujve të Ballkanit, nëpërmjet bashkëpunimit të rinjve.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, po merr pjesë në Samitin e Parisit mbi Ballkanin. Ai sot ka marrë pjesë në Konferencën e Rinisë të Ballkanit Perëndimor “Connecting Youth” që organizohet në kuadër të këtij samiti, me ç’rast do të do të nënshkruhet edhe marrëveshja për themelimin e Zyrës Rajonale të Bashkëpunimit Rinor.

Ministri Shala në fjalën e tij të rastit në këtë samit, u shpreh se Qeveria e Republikës së Kosovës, e ka mirëpritur iniciativën për themelimin e Zyrës Rajonale për Bashkëpunim Rinor, meqë qëllimi kryesor i kësaj është promovimi dhe arritja e pajtimit dhe miqësisë mes popujve të Ballkanit, nëpërmjet bashkëpunimit të rinjve.

Sipas një komunikate të MKRS-së, Shala u fokusua te funksioni që duhet të ketë kjo zyre, dhe u shpreh se promovimi i tolerancës, solidaritetit, besimit reciprok, bashkëpunimit social dhe ekonomik, rritja e pjesëmarrjes së të rinjve në jetën shoqërore e politike, shkëmbimin e përvojave në fushën e arsimit, si dhe promovimi i diversitetit kulturor, janë vetëm disa nga detyrat që duhet të arrihen nga kjo zyrë.

Ministri Shala në fjalën e tij i falënderoi edhe dy Qeveritë: atë Gjermane dhe Franceze për ndihmën dhe eksperiencën e ofruar, meqë këto dy qeveri, u shpreh Shala, kanë një bashkëpunim model në këtë aspekt, siç është bashkëpunimi i Zyrës franko-gjermane për 53 vite rresht.

Më tej, Shala shtoi se Qeveria e Kosovës, sikurse deri më tani, do të luajë një rol konstruktiv dhe të përgjegjshëm në frymën e mirëkuptimit dhe bashkëpunimit, duke përmbushur të gjitha obligimet e dakorduara, që rrjedhin nga obligimet e gjertanishme, si në aspektin financiare, po ashtu edhe në atë të përfaqësimin në bordin e paraparë, në sekretariat, si dhe përfaqësimin në nivel të vendit.

Në fund të fjalës së tij, ministri Shala u shpreh se Qeveria e Kosovës është e përkushtuar që të mbështesë të rinjtë në përgjithësi dhe do të angazhohet gjithashtu për të mbështetur Zyrën e Bashkëpunimit Rajonal Rinor, dhe shtoi se Kosova është partner në këtë projekt të rëndësishëm rajonal.

Temat
LajmeVend

Të afërta