Pudra e lëngët paraqet bazën e secilit ‘make-up’ e me zgjedhjen e formulës së duhur, ky produkt garanton ngjyrë të përkryer të lëkurës dhe e përgatitë fytyrën për aplikimin e pjesës së mbetur të grimit. Por, në shfaqjet e reja të modës modelet janë paraqitur pa shtresë bazë, ndërsa bazë kryesore e tyre ka qenë lëkura e freskët dhe e shëndetshme. Nëse dëshironi që ta ndiqni këtë trend të ri dhe ta lehtësoni rutinën e aplikimit të grimit, duhet të keni lëkurë të pastër dhe të shkëlqyer. Edhe pse ndoshta ju duket si një gjë që arrihet vështirë. Dermatologia Francesca Fusco thotë se secila mund të ketë lëkurë pa mangësi nëse gjatë gjashtë javëve përdorë produkte të duhura. Ajo rekomandon përdorimin e pas llojeve të preparateve që japin rezultate shumë të mira.,raporton Gazeta Kosova Sot
Kremrat dhe losionet për ngushtim të poreve Kur e përdorni bazën, ajo i mbulon poret, e nëse përdorni version pa shkëlqim, kjo bën që ato të duken të lëmuara. Por, ekzistojnë produkte të cilat ndikojnë mes poreve dhe i bëjnë ato që të duken më të vogla. Kryesisht janë kremra dhe losione që kanë përqindje të lartë të retonolit. Përdorini për çdo mbrëmje para t’i aplikoni kremrat hidratues dhe pas dy javëve do t’i vëreni rezultatet e para.
Pilingu me bazë acidike Nëse dëshironi që lëkura juaj të ketë ngjyrë të njëtrajtshme duhet që rregullisht të bëni piling për t’i hequr qelizat e vdekura. Zgjidhni preparate në bazë të acideve salicike, glikole ose qumështore që do të bëjnë mrekulli për lëkurën tuaj.
Pajisjet për pastrim të fytyrës Nëse dëshironi që më kurrë të mos keni nevojë për pudër, atëherë preparatet e mira nuk janë të mjaftueshme. Duhet t’i përdorni edhe disa pajisje të popullarizuara për pastrim të thellë të fytyrës që kanë markat si ‘Clarinson’ ose ‘NuFace’. Falë ndikimit të tyre do të keni ton ideal, e fytyra do t’ju duket më e freskët.
Zonat problematike Nëse keni njolla, puçrra ose skuqje në fytyrë duhet që ta zgjidhni atë problem. Në barnatore ekzistojnë shumë produkte për të gjitha problemet me lëkurën, pra gjejeni për vete atë për të cilin mendoni se do t’jua zgjidhë problemin.
Kremrat me faktor mbrojtës Pa marrë parasysh stinën e vitit, kremrat për fytyrë me faktor mbrojtës duhet të përdoren gjatë tërë vitit. Nëse këtë nuk jeni tashmë duke e bërë, filloni me përdorimin e produkteve me faktor mbrojtës 30, e pas gjashtë javëve do të vëreni rezultate të shkëlqyeshme.