Katër yje humbin gjysmëfinalen për shkak të suspendimit

Ndeshja e mbrëmshme Francë-Islandë e përmbylli fazën çerekfinale të Euro 2016, me “Gjelat” që siguruan kualifikimin në gjysmëfinale.

Ajo i bashkohet, Gjermanisë, Portugalisë, e Uellsit në gjysmëfinale.

Por këto kombëtare nuk do të kenë të gjithë lojtarët në dispozicion për gjysmëfinale, disa për shkak të lëndimeve e disa për shkak të kartonëve.

Uefa ka konfirmuar se cilët lojtarë do të humbin gjysmëfinalen për shkak të suspendimit. Janë katër lojtarë që nuk do të luajnë në gjysmëfinale.

Uellsi ka dy lojtarë, Aaron Ramseyn dhe Ben Davies. Kurse Gjermania e Portugalia nuk do të kenë në dispozicion nga një lojtar, Mats Hummels përkatësisht William Carvalhon.

Ndërsa Franca merr një lajm të mirë në këtë aspekt, pasi nga suspendimi rikthehen N’Golo Kante dhe Adil Rami.

remsia-780x439

rams-780x439

Temat
Sport

Të afërta