Jep dorëheqje Nigel Farage, ai që drejtoi britanikët për dalje nga BE-ja

Nigel Farage deklaroi se do të japë dorëheqje si lider i Partisë për Pavarësinë e Mbretërisë së Bashkuar.

Farage, siç raporton BBC, deklaroi se “kam përfunduar me drejtimin tim” pas referendumit britanik I cili rezultoi me votën pro daljes së këtij vendi nga BE-ja.

Ai deklaroi se partia që ka drejtuar ishte “goxha shumë në pozitë të mirë” duke shtuar se nuk do të ndryshojë mendje për këtë dorëheqje ashtu siç kishte vepruar pas zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2015.

“Drejtimi i UKIP-it ishte kohë e vështirë por ia vlejti”, citohet të ketë thënë Farage. Ai nënvizoi se Mbretëria e Bashkuar ka nevojë për një “kryeministër të BREXIT-it”.

Ditë më parë edhe Boris Johnons,ish kryetari i Londrës i cili kishte mbështetur fushatën për daljen e Britanisë nga BE-ja ka deklaruar se nuk do të marrë postin e kryeministrit të vendit.

Tashmë britanikët duket se kanë mbetur në një situatë aspak të mirë.

Temat
BotëLajme

Të afërta