Imami boshnjak kërkon ta ndërrojë emrin e festës së Bajramit

“Bajrami nuk është fjalë boshnjake, në vend të saj Hizhasllav”.

Ish – kreu i Bashkësisë Islame në Bosnjë e Hercegovinë Mustafa Ceriq në urimin për festimin e Bajramit, myslimanëve u ka thënë se “Bajrami nuk është fjalë boshnjake” ndërsa si fjalë të re në vend të tij ka propozuar emërtimin “Hizhasllav”, transmeton Koha.net.

Ceriq ka thënë se Bajrami nuk është as fjalë boshnjake e as fjalë turke por fjalë persiane e cila tekstualisht do të thotë “solemnitet”, ndërsa arabët bajramin e quajnë “id”, që do të thotë ”kthim” ose “prapakthim” në përjetimin e gëzimit e të fatit, njofton “Nezavisne novine”, transmeton Koha.net.

“Gjurmëve të këtyre fjalëve në gjuhën persiane e arabe, kam vendosur ta gjej fjalën e përshtatshme boshnjake për fjalën Bajram dhe atë e kam gjetur – Hizhasllav!”, ka theksuar Ceriq.

Në gjuhën e vjetër boshnjake “hizha” do të thotë “shtëpi” e sllav është shkurtesë e foljes “sllaviti” ose “prosllaviti” që do të thotë kremtoj ose festoj”, ka thënë Ceriq.

“Mos të ma shohin për të madhe as turqit, as arabët, as persianët, ndërsa gjuha boshnjake nëse në diçka nuk është më mirë, nuk është asgjë më keq nga gjuha turke, arabe ose persiane”, ka thënë Ceriq.

Temat
BotëLajme

Të afërta