Haradinaj uron qytetarët për festën e Bajramit

Festa e madhe e Bajramit, që vjen pas muajit të bekuar të Ramazanit, është një rast më shumë për të dëshmuar solidaritetin me ata që ia kanë nevojën më shumë, sakrificën, dashurinë dhe tolerancën për njëri tjetrin.

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka uruar qytetarët e Kosovës të besimit islam për festën e Fitër Bajramit.

Ky është urimi i Haradinajt:

Festa e madhe e Bajramit, që vjen pas muajit të bekuar të Ramazanit, është një rast më shumë për të dëshmuar solidaritetin me ata që ia kanë nevojën më shumë, sakrificën, dashurinë dhe tolerancën për njëri tjetrin.

Gjithë të mirat për juve dhe familjet tuaja!

Temat
LajmeVend

Të afërta