Gjendet i vdekur në shaht një 51-vjeçar në Kumanovë

Një kumanovar 51-vjeçar është gjetur i vdekur dje në orën 14:15 në shahtin për ujëmatës në oborrin e shtëpisë së tij në rr. “Hristijan Todorovski Karposh” në Kumanovë, njoftoi policia.

Prokurori publik dhe ekipi i ekspertëve nga MPB-Kumanovë kanë bërë ekspertizë në vendin e ngjarjes.

Gjatë kontrollit të kryer në trupin e viktimës nuk janë gjetur gjurmë të dhunës. Kufoma do të dorëzohet për autopsi në Institutin për mjekësi gjyqësore.

policija-520x289_1467630062-9688935

Temat
LajmeRajon

Të afërta