“Euro 2016” në bastore, për këtë ndeshje janë vënë shifra enorme

Në qytetin lindor të Kinës, Hangzhou, zotëri Li nuk mund ta shikonte Cristiano Ronaldon derisa po bëhej gati për të gjuajtur penalltinë kundër Austrisë, në kuadër të grupeve të “Euro 2016”.

Li kishte arsye për të qenë shumë nervoz: ai kishte vënë bast rreth 1500 euro në fitoren e Portugalisë, përcjell Koha Ditore shkrimin e Reuters. Kur kishin mbetur edhe dhjetë minuta lojë, Ronaldo qëllon shtyllën kurse ndeshja mes Portugalisë dhe Austrisë mbyllet pa gola.

Kjo bëri që Li të humbasë paratë e tij që i kishte vënë bast nëpërmjet aplikacionit “WeChat”.

Li është vetëm njëri prej kinezëve të shumtë që po vendosin baste të mëdha “online” dhe kjo ka bërë që policia e Kinës të intervenojë për t’i mbyllur këto aplikacione. Bastvënia “online” është ilegale në Kinë dhe policia tashmë ka nisur aksionin e saj për t’i kapur të gjithë të përfshirët.

160626121006-02-euro-france-ireland-gettyimages-543132526-super-169-650x358

Temat
BotëSport

Të afërta