Erdogan: ISIS ka qëllim shkatërrimin e Islamit

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan deklaroi se organizata terroriste e ISIS-it është sot e keqja më e madhe dhe se i vetmi qëllim i saj është dëmtimi i Islamit dhe myslimanëve.

“Turqia i kupton shumë mirë mesazhet që vijnë përmes terrorizmit, por gënjehen ata që mendojnë se Turqia mund të largohet nga rruga e saj”, shtoi Erdogan.

Presidenti turk dënoi ashpër sulmin terrorist të ISIS-it në kryeqytetin e Irakut, Badgad.

“ISIS-i është një organizatë që nuk ka asnjë lidhje me Islamin dhe me myslimanët. E kundërta, Islami dhe myslimanët janë qëllimi kryesor i tij”, tha Erdogan, transmeton javanews.

“Turqia nuk është vetëm vendi i 79 milionë qytetarëve të saj, por edhe vendi ku janë drejtuar shpresat e qindra milionë të pambrojturve dhe të shtypurve në botë”, theksoi ai.

Temat
BotëLajme

Të afërta