Dëshmitë që konfirmojnë korruptimin e kardiologëve nga IMH dhe “EDA”

Kontabilistët e spitalit IMH dhe atij “EDA” kanë qenë përgjegjës që t’i paguajnë mjekët e sistemit publik që kanë referuar pacientë nga spitalet publike, shkruan Koha Ditore.

Sipas dosjes së hetuesisë që e ka gazeta, mjekët e QKUK-së dhe të spitaleve rajonale nga IMH-ja ka pasur raste që janë paguar nga dy herë në javë, ndërsa në “EDA” mjekët kanë marrë pagë mujore varësisht se sa pacientë kanë referuar.

Në dëshmitë e dhëna para hetuesisë, zyrtarë e ish-zyrtarë të dy spitaleve të përfshirë në aferën “stenta” pranojnë se mjekët e spitaleve publike vazhdimisht janë paguar nga këto spitale private.

Ish-kontabilistja e spitalit IMH, F.K. ka qenë përgjegjëse për të bërë pagesat e parave në dorë për kardiologët e gjithë Kosovës të cilët kanë referuar pacientë në këtë spital, përcjell Koha.net.

Ajo ka pranuar se mjekët e sistemit publik kanë shkuar në zyrën e saj për të marrë paratë, por ka thënë se nuk e ka ditur se pse ua ka paguar atë shumë.

Temat
LajmeVend

Të afërta