Ardhja e mërgimtarëve, shton policët në kufi

Ministria e Diasporës dhe Policia e Kosovës do të koordinojnë aktivitetet e tyre, për pritjen e bashkatdhetarëve.

Në një njoftim për media, bëhet e ditur se lidhur me këtë, ministri i kësaj Ministrie ka pritur në takim drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, më të cilin biseduan rreth masave të sigurisë në komunikacion dhe në pikat kufitare, me qëllim të ngritjes së nivelit të sigurisë në trafik dhe sensibilizimit të bashkatdhetarëve, të cilët vijnë për pushime në atdhe.

Më tej në njoftim thuhet se në takim është biseduar edhe rreth zgjidhjes së uzurpimit të pronave, zgjidhje kjo që do të kishte efekt pozitiv sidomos për investitorët shqiptarë nga diaspora, të cilët janë përballur me probleme të pronave.

“Meqenëse në këtë kohë fillojnë edhe aktivitetet e ndryshme të MD-së për diasporën, ministri Murati kërkoi nga Policia e Kosovës që, sipas nevojës, të jetë e pranishme aty ku ka organizime të tilla, si dhe në pikat kufitare të shpërndahen broshura informative, të cilat i ka përgatitur Ministria e Diasporës bashkë me institucionet e tjera relevante, në mënyrë që bashkatdhetarët të informohen për pajisjen me dokumente të gjendjes civile dhe të identifikimit, për pikat kufitare, si dhe mundësitë për investime në letrat me vlerë”, thuhet në njoftim.

Ndërsa, drejtori i Policisë, bëri të ditur që në piklat kufitare kanë shtuar numrin e personelit, që bashkatdhetarëve t’u krijohen lehtësi në qarkullim dhe të mos presin gjatë me rastin e kalimit kufitar

Temat
LajmeVend

Të afërta